Bota

Ushtria amerikane mobilizohet pas alarmit: Ka terroristë të brendshëm, SHBA-ja mund të përfshihet nga kërcënime e dhunë

11 Janar 2021, 15:25 Nga DOSJA
Ushtria amerikane mobilizohet pas alarmit: Ka terroristë të

SHBA-Departamenti i Policisë së Seattle është duke hetuar, për oficer, të cilët mund të kenë marrë pjesë në protestat e 6 janar në Uashigton. Sipas CNN, deri më tani dy oficer janë pezulluar, pasi janë zbuluar se kanë qenë pjesëmarrës. Lajmi është konfirmuar nga shefi i Departamentit, i cili ndër të tjera ka bërë të ditur se çdo oficer që zbulohet se ka marrë pjesë në protestat e dhunshme në ndërtesën Capitolin në SHBA do të pezullohet.

“Departamenti i Policisë së Seattle është vënë në dijeni se të paktën dy oficerë të saj  ishin të mërkurën në Uashington, DC. Departamenti mbështet plotësisht të gjitha shprehjet e ligjshme të lirisë së fjalës së Ndryshimit të Parë, por turma e dhunshme dhe ngjarjet që u zhvilluan në Capitolin e SHBA ishin të paligjshme dhe rezultuan në vdekjen e një oficeri tjetër policie,”- ka thënë Adrian Diaz shefi i departamentit.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba kolegji zgjedhor shba trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll