Bota

Gent Cakaj ‘merr malet’ e Kosovës pas largimit ngë qeveria: Miqësinë time me Doktorin nuk e ka ndarë asnjëherë dallim

11 Janar 2021, 13:24 Nga DOSJA
Gent Cakaj ‘merr malet’ e Kosovës pas largimit ngë

KOSOVË– Ish-ministri i Punëve të Jashtme Gent Cakaj është shfaqur në malet e Kosovës. Vetëm pak javë pasi u largua nga qeveria e kabitetit të kryeministrit Edi Rama, Cakaj ka publikuar një foto ku shihet krah Fatmir Xhelilit që e quan Doktorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Krah fotos Cakaj shkruan se është Doktor Xhelili mbetet i të gjithëve sepse iu dha gjithmonë përparësi interesave shtetërore të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve dhe se për miqësinë e tyre nuk ka pasur ndonjëherë rëndësi ndasia në moshë që kanë.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Në majë të Jezercës me Doktorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Fatmir Xhelili i ka dhënë krejt çka mundur Kosovës, në ditët më të vështira e në orët më vendimtare të historisë së saj të vonë: Kur paqja u bë e pamundur, ai u bë një prej themeluesve të UÇK-së, kur lufta u bë domosdoshmëri, ai shërbeu si drejtues i lartë institucional e politik i saj, kur ballafaqimi ushtarak përfshiu rëndë tërë vendin, ai shërbeu me vetëmohim si ushtar i zakonshëm e pranë nevojtarëve si mjek i jashtëzakonshëm lufte, kur shtetndërtimi ishte në pyetje, ai punoi pakursyer me vetëdije të lartë kombëtare në mbrojtje të interesave të Kosovës, kur po shpallej mëvetësia, ai nuk festoi gjatë e shumë si të tjerët sepse ishte në krye të qendrës për ruajtjen e sigurisë vendore në bashkërendim të plotë me miqtë ndërkombëtar, kur forcimi i brendshëm institucional u bë sfida kryesore e Republikës, ai punoi me zell e nder, profesionalizëm dhe dinjitet, pavarësisht përkatësisë partiake, në të mirë të Kosovës.

Doktor Xhelili mbetet i të gjithëve sepse iu dha gjithmonë përparësi interesave shtetërore të Kosovës dhe interesave kombëtare të shqiptarëve. Miqësinë time me Doktorin nuk e ka ndarë asnjëherë dallimi në moshë, sepse e ka bashkuar dashuria për Shqipërinë, Kosovën, përkushtimi për të punuar papushim për çështjen shqiptare. Miqësia e ngushtë me të ka qenë sa nder, aq edhe mësim, sa frymëzim i vazhdueshëm aq edhe shembull i prekshëm se si duhet atdheu pa kushte.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 12:54

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin...