Bota

Ditët e fundit në pushtet, Hoti: Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, do ua kthejmë mbrapsht 

11 Janar 2021, 13:40 Nga DOSJA
Ditët e fundit në pushtet, Hoti: Çdo masë që Serbia e

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se mund të rikthejë reciprocitetin me Serbinë. Në një deklaratë ai tha se reciprociteti i hequr nga ana e Kosovës për t’i hapur rrugë dialogut mund të rikthehet nëse Serbia nuk i respekton marrëveshjet dhe vendos masa drejt mallrave të Kosovës, këto do të kthehen mbrapsht.

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi hequr masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj, dhe sapo ky proces të vijë në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti.

Më tej ai tha se nuk mendon se do të jetë nevoja për të marrë këto masa ekstreme pasi çdo ditë janë në progres drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Por unë besoj që me përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë, nuk do të kemi nevojë të shkojmë në këto ekstreme, por besoj që çdo ditë po bëjmë progres drejt marrëveshjes përfundimtare. Ju e keni parë që i kemi disiplinuar pak edhe vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë”, tha Hoti.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avdullah hoti kosove-serbi avdullah hoti kosove-serbi

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 12:54

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin...