Bota

Reshjet masive të shiut, bllokohet pika kufitare Konçul-Dheu i Bardhë në Kosovë

11 Janar 2021, 14:40 Nga DOSJA
Reshjet masive të shiut, bllokohet pika kufitare Konçul-Dheu i

KOSOVË-Reshjet masive të shiut në Kosovës, kanë bërë që të bllokohet pika kufitare  Konçul-Dheu i Bardhë.

Sipas mediave, rruga është bllokuar si pasojë e  vërshimeve nga reshjet e shiut. Lajmi është bërë i ditur nga një njoftim zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku këshillohen që njerëzit të gjejnë pika të tjera kalimi drejt Kosovës.

“Njoftohen qytetarët që të i shfrytëzojn pikat alternative për të kaluar në drejtim të Kosovës, pasi që pika kufitare Konçul-Dheu i bardhë është vërshuar nga uji. Të gjithë qytetarët luten që të shfrytëzojn pikat tjera të kalimit në drejtim të Kosovës, pasi që dalja nga shtrati e lumit Morava, ka shkaktuar përmbytjen edhe të pikës kufitare, Konçul – Dheu i bardhë”, thuhet në njoftim.

Kosova prej, dy ditësh është përfshirë nga moti i keq, ku në vend ka pasur reshje shiu dhe bore.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bllokohet rruga ne kosove konçul-dheu i bardhë. kosove bllokohet rruga ne kosove konçul-dheu i bardhë. kosove

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 12:54

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin...