Bota

Spanja në “luftë” me borën, vdesin katër persona, autoritet po punojnë për hapjen e rrugëve

11 Janar 2021, 14:58 Nga DOSJA
Spanja në “luftë” me borën, vdesin katër

SPANJË-Stuhia “Filomena” ka shkaktuar dëme të mëdha në Spanjë. Sipas mediave të huaja, në Madrid dëbora ka shkuar në 50 centimetër dhe ka shkaktuar 4 viktima.

Nga ana tjetër autoritetet po përshpejtojnë që të rihapin rrugët, për të marrë vaksina anti-Covid dhe për furnizimin me ushqime në zonat e prekura nga Stuhia Filomena. Gjatë natës, temperaturat ranë në -8C (18F) në pjesë të Spanjës.

“Angazhimi është të garantojë furnizimin e shëndetit, vaksinave dhe ushqimit. Korridoret janë hapur për të dërguar mallrat,”- ka thënë Ministri i Transportit Hoze Luis Abalos.

Ndërkohë, ushtarë janë vendosur për të pastruar disa nga 700 rrugët kryesore dhe rreth 3,500 ton kripë u sollën më vonë në kamionë në kryeqytet. Ndërsa, pritet që vala e pazakontë e ftohtë në gadishullin Iberik të zgjasë deri të enjten.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota spanje spanje

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 12:54

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin...