Bota

Gropa gjigande u hap pranë spitalit në Napoli, dëshmitarja rrëfen momentin e tmerrshëm: Menduam se shpërtheu vullkan

11 Janar 2021, 13:34 Nga DOSJA
Gropa gjigande u hap pranë spitalit në Napoli, dëshmitarja

ITALI– Ajo rrëfen ngjarjen e frikshme për “Shqipëria live”: “Ishte shumë shpërthim i fuqishëm. Ata që ndodheshin në spital u trembën, menduan se ishte vullkan. Në atë moment ikën drita dhe kishte shumë tym, nuk shikonim asgjë. Napolitanët ia kanë shumë frikën vullkanit dhe menduan se po shpërthente vullkani, aq shpërthim i fuqishëm ishte. Pas ngjarjes, ra edhe një tërmet dhe u bë e frikshme për të gjithë”.

Elsa tregon se edhe herë të tjera kanë ndodhur plasaritje në spital. Sipas saj të disa të sëmurë u evakuan dhe të tjerë u larguan me dëshirë sepse paniku është i madh.

Po ashtu tregon me humor si makina e saj nuk përfundoi në gropën gjigande: “Ne shqiptarët jemi mësuar që të gjejmë mënyra si ti shmangemi pagesave. Unë nuk e futa makinë në parkim, e vendosa më larg që të mos paguaja parkimin, kështu që shpëtoi makina ime shpëtoi”.

Sipas saj, autoritetet dyshojnë se shpërthimi ndodhi për shkak të tubacioneve të oksigjenit që gjendeshin nën tokë por hetimi për ngjarjen vazhdon ende.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk kishte njerëz të lënduar./marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota shperthim ne itali shperthim ne itali

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 12:54

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin...