Bota

Reshje masive bore në Japoni, 1200 automjete bllokohen në autostradë

11 Janar 2021, 14:04 Nga DOSJA
Reshje masive bore në Japoni, 1200 automjete bllokohen në

JAPONI-Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme Japonin. Sipas mediave të huaja, për  herë të dytë në më pak se një muaj, reshje të dendura dëbore kanë bllokuar veriperëndimin e Japonisë duke shkaktuar një ndërprerje të kalimit në autostradë, ku më shumë se 1200 automjete janë bllokuar në korosi të ndryshme.

Kushtet kanë qenë aq të rrezikshme sa janë thirrur forcat ushtarake japoneze. Zyrtarët e motit kishin paralajmëruar se disa zona mund të mbuloheshin tre herë me më shumë borë se zakonisht.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë paralajmëroi për ndërprerje të mëtejshme të trafikut për shkak të borës dhe rrugëve të ngrira. Gjithashtu, bora ka shkaktuar dhe dëbora dhe dëme në linjat e energjisë elektrike. Paralajmërimet e dëborës së madhe janë ende në fuqi rreth rajonit Hokuriku.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota japoni japonia mbulohet nga bora japoni japonia mbulohet nga bora

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2021, 12:54

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin...