Bota

11 Janar 2021, 12:54 Nga DOSJA

SHBA- Zonja e parë Melania Trump ka thyer heshtjen e saj ndaj kryengritjes së Kapitolit në një letër të postuar në faqen e Shtëpisë së Bardhë herët në mëmgjesin e së Hënës, në të cilën ajo godet kritikët e saj dhe më pas dënon dhunën.

“Unë jam e zhgënjyer dhe e dëshpëruar me atë që ndodhi javën e kaluar,”– tha zonja e parë,.

Postimi shënon deklaratën e parë publike të Trump që kur burri i saj nxiti turmat e mbështetësve për të sulmuar Kapitolin e SHBA.  Trump vazhdoi të fliste kundër kritikave të nisura ndaj saj, duke e konsideruar veten si një viktimë në mes të një sulmi të paparë ndaj demokracisë.

“Më duket e turpshme që përreth këtyre ngjarjeve tragjike ka pasur thashetheme të hollësishme, sulme personale të pajustifikuara dhe akuza të gabuara mashtruese ndaj meje – nga njerëz që kërkojnë të jenë të rëndësishëm dhe të kenë një axhendë. Kjo kohë ka të bëjë vetëm me shërimin e vendit tonë dhe qytetarët e saj. Nuk duhet të përdoret për përfitime personale, “– tha ajo.

Zonja e parë shprehu ngushëllime për katër mbështetësit e Trump të vrarë gjatë sulmeve para se të vazhdonte me oficerët e Policisë së Kapitolit të SHBA që vdiqën gjatë kryerjes së detyrës.

“Kohët e fundit, zemra ime po drejtohet për, veteranen e Forcave Ajrore, Ashli ​​Babbit, Benjamin Philips, Kevin Greeson, Rosanne Boyland dhe Zyrtarët e Policisë së Kapitolit, Brian Sicknick dhe Howard Liebengood. Unë lutem për familjet e tyre që të gjejnë paqen dhe forcën gjatë kësaj kohe të vështirë, “– tha ajo .

Ndërsa imazhet e turmës duke thyer në Kapitol konsumonin valët e ajrit, zonja e parë ishte përqendruar me udhëheqësin e Shtëpisë së Bardhë, Timothy Harleth, në përfundimin e xhirimeve të një sesioni në Shtëpinë e Bardhë. Si media, përfshirë CNN, dhe anëtarët e stafit të saj po pyesnin nëse Trump kishte plane për të postuar një deklaratë, apo një thirrje për të ndaluar dhunën, diçka që ajo e kishte bërë disa herë muaj më parë gjatë protestave përreth vrasjes së George Floyd nga ana e policisë.

Të Mërkurën në mbrëmje, dy bashkëpunëtore të larta të zonjës së parë, shefja e stafit Stephanie Grisham ,e cila gjithashtu shërbeu si këshilltarja më e afërt e Trump, shkrimtarja e fjalës dhe zëdhënësja, si dhe Anna Cristina Niceta, sekretare sociale e Shtëpisë së Bardhë, paraqitën dorëheqjet e tyre të menjëhershme. CNN konfirmoi që Grisham dhe Niceta lanë punën për shkak të ngjarjeve të së Mërkurës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota melania trump trazirat ne shba melania trump trazirat ne shba

Sondazh

Poll