Bota

Kryebashkiakja e Washingtonit letër Sekretarit të Departamentit të Mbrojtjes: Inagurimi i Biden duhet të bëhet pa probleme

11 Janar 2021, 12:16 Nga DOSJA
Kryebashkiakja e Washingtonit letër Sekretarit të Departamentit

SHBA- Kryebashkiakja e Washingtonit, Muriel Browser ka kërkuar rritje të sigurisë ditën e inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të SHBA, Joe Biden. Kjo kërkesë e Bowser ka ardhur pas sulmit që ndodhi javën e kaluar në Capitol në 6 janar. Ajo e quajti protestën e 6 janarit si një sulm terrorist dhe i kërkoi Sekretarit të Përkohshëm të Departamentit të Mbrojtjes, Chad Wolf që të rrisë sigurinë në ditën e inagurimin për të mos patur asnjë rrezik.

“Ndërsa unë do të arrij një gamë të gjerë të partnerëve lokalë, rajonalë dhe federalë për të rritur bashkëpunimin midis organeve tona, unë nxis fuqimisht Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Sigurisë Kombëtare të rregullojë qasjen e tij për Inaugurimin në disa mënyra specifike”, shkroi Bowser.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota chad wolf joe biden muriel browser protesta ne shba chad wolf joe biden muriel browser protesta ne shba

Sondazh

Poll