Aktualitet

Masakrohet në dhomën e gjumit gruaja në Memaliaj, dyshime tek burri, fqinjët: Ishte e mbuluar në gjak

30 Prill 2019, 10:04 Nga DOSJA
Masakrohet në dhomën e gjumit gruaja në Memaliaj, dyshime tek

Antoneta Hoxha, 53 vjeç, nënë e katër fëmijëve u gjet e masakruar në krevatin martesor, në orët e para të mëngjesit të sotëm në Valagat të Memaliajt. Ajo është gjetur e goditur me sende në forta, në kokë, në krahun e majtë, ndërsa dëshmitarët që e gjetën në dhomën e gjumit thanë për mediat se ajo ishte mbuluar në gjal.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Gjirokastrës, ndërkohë që ngjarja vijon të jetë e rrethuar me mister. Autori i vrasjes përveç njollave të gjakut në dysheme, ka zhdukur armën e krimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se i dyshuari kryesor për vrasjen është i shoqi, Skënder Hoxha, i cili është në Polici. Dëshmitarët thanë se dëgjuan zhurmë dhe kur shkuan për të parë, gjetën gruan në orën 04 e mëngjesit të pajetë, ndërkohë që gjaku kishte ngrirë. Kjo, sipas hetuesve është një nga provat që tregon se vrasja ka ndodhur në orën 03 të mëngjesit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll