Politike

LSI kallëzon në SPAK zyrtarët e Partisë Socialiste: Shpërdoruan detyrën në funksion të fushatës elektorale

11 Janar 2021, 10:06 Nga DOSJA
LSI kallëzon në SPAK zyrtarët e Partisë Socialiste:

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka paditur në SPAK zyrtarë të Patisë socialiste. Pas Partisë Demokratike, Endri Braimllari dorëzoi sot padinë për zyrtarët e PS-së, të cilët i akuzon për shpërdorim të detyrës në funksion të fushatës elektorale.

Sipas LSI-së, kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmetaj, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe ai i Shijakut Elton Arbana e deputetë socialist janë angazhuar në aktivitete të ndaluara.

“Ky shpërdorim i detyrës, nëpërmjet mospërmbushjes së rregullt të funksioneve shtetërore, po dëmton hapur interesat e forcave të tjera politike si dhe interesat e shtetasve të ndryshëm të cilët kanë vite që presin për leje legalizimi, apo presin për rindërtimin e shtëpive pas tërmetit,”- thuhet ndër të tjera në padi.

Më herët, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi dorëzoi të njëjtën padi.

PD-ja kallëzoi në SPAK kryeministrin Edi Rama, Elisa Spiropalin, Anila Denajn, Arben Ahmetajn, Belinda Ballukun, Taulant Ballën, Erion Veliajn, Rakip Sulin, Emiriana Sakon, Elton Arbanën, Artur Bushin, Redjan Kralin, Dritan Agollin, Bujar Çelën, Sadi Vorpsin e Karolina Kostallarin për dy vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lsi padit zyrtaret e ps lsi padit zyrtaret e ps

Sondazh

Poll