Politike

Vaksinimi anti-Covid në Shqipëri, Rama: Lufta me Armikun e Padukshëm hyn sot në fazën e ofensivës së madhe

11 Janar 2021, 07:08 Nga DOSJA
Vaksinimi anti-Covid në Shqipëri, Rama: Lufta me Armikun e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama shkruan se lufta me ‘armikun e padukshëm’, siç e konsideron ai koronavirusin, sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë.

Në një status në Facebook, Rama, vetëm pak orë para nisjes së vaksinimit anti-Covid në Shqipëri, ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij pamje nga muajt që kemi lënë pas në luftën me koronavirusin.

MIRËMËNGJES. dhe pak orë nga nisja e fushatës së vaksinimit #ShqipëriaBuzëqesh duke ju marrë pak minuta nga koha juaj, për të hedhur vështrimin pas në orët, minutat, ditët, javët e muajt e jashtëzakonshëm të luftës me Armikun e Padukshëm, e cila sot hyn në fazën e ofensivës së madhe për largimin e tij përfundimtar nga jeta jonë, ju uroj një javë të mbarë,”– shkruan kryeministri Rama.

Sot nis vaksinimi anti-Covid në Shqipëri. Pritet që të vaksinohen 60 persona në orë, në tetë deri në dhjetë orë. Të parët që do të ulen në poltronet e stadiumit “Air Albania” do të jenë bluzat e bardha. Më pas do të vijohet me mësuesit, policët dhe moshat e rrezikuara mbi 75 vjeç.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama shqiperia nis vaksinimin edi rama shqiperia nis vaksinimin

Sondazh

Poll