Politike

“Uji helm për banorët e Shupenzës”, ish-deputetja e PD-së pas helmimit të 30 familjarëve: Drejtësia të hetojë!

10 Janar 2021, 21:00 Nga DOSJA
“Uji helm për banorët e Shupenzës”, ish-deputetja e

DIBËR – Ish-deputetja e Partisë Demokratike qarkun Dibër, Dhurata Çupi Tyli ka reaguar përmes për helminin pas helmimit të 30 familjarëve në Shupenzë të Bulqizës, nga uji.

Në një status që ka bërë në rrjetet sociale, Çupi u kërkon kërkon organeve të drejtësisë  të hetojnë rastin, pasi nuk është hera e parë që një gjë e tillë ndodh në atë zonë. Ajo shkruan ndër të tjera se institucionet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë.

STATUSI I PLOTË

Po i helmojnë prej 7 vitesh me varfëri duke i çuar në skamje.
Po i helmojnë duke u vjedhur xhepat përmes taksave që paguajnë rregullisht për 7 vjet me radhë  U bë e disata herë që po i helmojnë me ujin që pijnë. Janë banorët e Shupenzës kete herë dhe Bulqizes disa muaj me parë, të cilët vazhdimisht rezulton të helmohen nga uji i pijshëm në rubinetat e tyre, dhe ndonëse ky fakt është denoncuar dhjetra herë, ende askush nuk ka marrë asnjë përgjegjësi. Ndërsa banorëve u rrezikohet jeta nga helmi, auroritetet heqin përgjegjësitë nga vetja për këtë ngjarje. Korrupsioni institucional në vepra publike është trendi i rilindjes, por ky korrupsion po u rrezikon jetën këtyre banorëve. Asnjë hetim nuk është kryer nga organet kompetente të hetimit. Askush nuk ndihet para një akti të tillë kriminal. Institucionet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë në mënyrë që uji të jetë ujë dhe jo helm për banorët e Shupenzës zonë ku burimet natyrore janë aq të shumta sa nuk mund të lejohet për asnjë arsye korruptive një akt i tillë kriminal. Organet e drejtësisë të hetojnë një orë e më parë për këtë ngjarje të përsëritur e të nxjerrin para drejtësisë përgjegjësit që po ju kushton shëndetin banorëve të Bulqizës. Është koha për të vepruar dhe jo për të heshtur.

30 banorë janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit në Shupenzë pasi kanë shfaqur shenja të helmimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht janë paraqitur në spital 3 persona të një familjeje, dhe më pas banorë të disa fshatrave kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore. 30 persona në total kanë marrë serum, ndërsa banorët janë nga Gjorica, Shupenza dhe Hoshateni.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dhurata cupi helmim ne shupenze dhurata cupi helmim ne shupenze

Sondazh

Poll