Politike

Deputeti që duam/ Rama anëtarëve të rinj të partisë: Politika do punë! Grupi i ri me 58 emra, kemi Shpresën që ka katë

11 Janar 2021, 09:00 Nga DOSJA
Deputeti që duam/ Rama anëtarëve të rinj të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte prezent ditën e sotme në mbledhjen që u zhvillua me anëtarët e rinj që u zgjodhën nga listat e aplikimeve në platformën ‘Deputeti që duam’.

Rama nisi fjalën e tij duke iu drejtuar anëtarëve se prej 1600 aplikimeve janë përzgjedhur vetëm 58 persona ndërsa u shpreh se politika kërkon punë dhe trajtim e se nuk është e thjeshtë që të bëhesh pjesë e saj. Ndër të tjera kreu i qeverisë nuk la pa përmendur dhe personat që nuk arritën dot deri në fazën e dytë. Për ata Rama tha se nuk janë më pak të talentuar se personat që u përzgjodhën.


Më vjen mirë që kjo nisëm që materializohet për herë të parë ka gjetur mbështetje për faktin se rreth 1600 vajza dhe djem, gra e burra të një gjenerate të re kanë hedhur hapin që të shprehin interesin e tyre në mënyrë të guximshme, me vjen mirë në gjithë këtë masë individësh ambiciozë, që nuk ka qënë e lehtë nga ana e grupti për të filtruar ata që sot janë këtu për fazën e dytë, Tanimë kjo fazë është faza e kosolidimit të këtij grupi të ri dhe janë 58 emra që përfshihen në listën e atyre që e kanë prezantuar më mirë veten më mirë pse-në e kësaj nisme individuale, kanë prezantuar dhe fuqinë e ambicies së tyre. Kjo nuk do të thotë se ata që nuk janë përfshirë në këtë listë nuk janë më pak të prerë për tu përfshirë në këtë listë. Për tu marrë me politikë duhet punë, trajnim. Shpresa një nënë e katër fëmijëve, Kristi, e të tjerë që janë brenda dhe jashtë vendit, apo të tjerë si Briseida që është rikthyer në Shqipëri pas një eksperience ne Amerikën e Jugut.’- u shpreh Rama.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti qe duam edi rama deputeti qe duam edi rama

Sondazh

Poll