DYSHIMI/ Përmbytjet dhe darka luksoze në Dubai?! Pse Rama ndryshoi planet për nisjen e vaksinimit
10 Janar 2021, 19:13Nga DOSJA
TIRANË- Fiks në kohën kur rrjetet sociale po zienin nga talljet dhe ironitë për darkën luksoze të ministrave në Dubai dhe opozita akuzon qeverinë për një keqmenaxhim të situatës me përmbytjet, Edi Rama bëri atë që nuk pritej. Në një njoftim të papritur në Facebook, me një fjali të thjeshtë dhe pa dhënë detaje shtesë, kryeministri njoftoi: Nesër nisim vaksinimin antiCovid19.
Pa saktësuar se kush do të marrë vaksinën i pari, sesa doza kanë mbërritur, ku ndodhen, pse nuk u transmetua momenti i mbërritjes së vaksinës në Shqipëri, apo qoftë edhe nëse ata që do të vaksinohen nesër do të marrin Pfizer apo vaksinën tjetër, lajmi që u përçua ishte ky.
Njoftimi duket i papritur, pasi erdhi në një moment të vështirë për kryeministrin, i cili u kthye “duarbosh” nga takimi me Greqinë, ndërsa në Turqi u mjaftua me disa premtime të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan që “ndezën” shumë pak shpresë në Tiranë.
Më 1 janar, kur kryeministri dha lajmin se Shqipëria arriti marrëveshjen për 500 mijë doza me kompaninë Pfizer, deklaroi se vaksinat e para do të vijnë në javën e tretë të janarit. Por planet ndryshuan befas dhe pa asnjë njoftim të mëparshëm. A u ndryshua strategjia e vaksinimit për të tërhequr vëmendjen nga situata politike? Kjo s’mund të thuhet me siguri, por komentet në rrjetet sociale, tashmë kanë nisur.
(F.g.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
FUSHË KRUJË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq, ku dhe ka biseduar me banorët që janë prekur nga përmb...
TIRANE– Publicisti Kim Mehmeti ka komentuar darkën e ministrave të qeverisë Rama me biznesmenin Samir Mane në Dubai. Në një shkrim në rrjetet sociale, Meh...
ATHINË– Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias është optimist se Shqipëria dhe Greqia janë në rrugën e duhur për të zgjidhur mosmarrëveshje...
TIRANË– Moti i keq dhe përmbytjet në Shqipëri janë kthyer në kryefjalë të ditës, duke marrë gjithë vëmendjen e politikës, mediave por edhe qytetarëve...
TIRANE- Një reagim i gazetarit Dritan Hila se delegacionet zyrtare nuk mund të ushqehen me “sufllaqe”, referuar darkës së ministrave të qeverisë me biznesmenin ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme u ka kthyer përgjigje disa nga komentuesve në lidhje me darkën e qeveritarëve në restorantin e kuzhinierit tur...
TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha e sheh si të papranueshme darkën e ministrave të qeverisë Rama në restorantin e kuzhinierit turk Nusret në Dubai. Berisha ...
LEZHË– Kryedemokrati Lulzim Basha ditën e sotme, pasi ka parë nga afër banorët e zonave të përmbytura në Shkodër është ndalur edhe në Torovicë të Lezhës, ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me darkën e ministrave të qeverisë Rama dhe biznesmenit Samir Manes në rest...