Politike

Kjo është katastrofë! Basha pranë banorëve të zonës së përmbytur në Bubq: Pas 25 prillit qeveria do e ketë mendjen te

10 Janar 2021, 18:24 Nga DOSJA
Kjo është katastrofë! Basha pranë banorëve të

FUSHË KRUJË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq, ku dhe ka biseduar me banorët që janë prekur nga përmbytjet që kanë përfshirë që prej disa ditësh vendin tonë.

Ndërkohë Kryedemokrati teksa ka dëguar ankesat e qytetarëve ka thënë se, qeveria duhet të kishte vënë dorë para 3 apo katër vitesh për t’ju ardhur në ndihmë këtyre banorëve, por ka menduar veç për veten e saj.

Kjo situatë, siç premtoi Basha, do të ndryshojë pas 25 prillit.

Bashkëbisedimi i Bashës me banorët

Basha: E gjithë kjo zonë ka qenë e mbuluar ëë?

Banori 1: Po, komplet, plus edhe tokat e Mallkuçit

Basha: I kanë pas të mbjella besoj?

Banori 1: Me grurë, jonxhë përgjithësisht

Basha: Të gjitha të shkatrrume?

Banori 1: Po, pjesa më e madhe. Ne e kena të vazhdueshme këtë situatë sa herë bie shi. Kanalet nuk pastrohen fare, zgjidhje s’ka.

Basha: Kush është i zonës këtej?

Banori 2: Unë jam, janë 17 shtëpi, ky fenomen përsëritet sa herë bie shi. Sot jemi të izoluar për çdo gjë. Ky fenomen përsëritet sa herë bie shi, na i prish lumi të gjitha çfarë kemi mbjellë.

Basha: Sipërfaqja e kultivume e përmbytur sa llogaritet?

Banori 2: Rreth 100 apo 150 hektarë

Jo veç në dimër, por neve edhe në verë e vuajmë këtë situatë. Nga qeveria askush nuk ka ardhur

Basha: As autoritetet lokale?

Banori 3: Jo, jo askush nuk ka pyetur a keni bukë

Basha: Nuk është puna me ardh këtu veç kur vjen uji, kjo është katastrofë, qeveria e ka mendjen vetëm tek vetja e vetë.

Banori 3: Nëse bëhet puna tamam njerëzit të vlerësojnë vetë.

Basha: Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll