Politike

Faza e dytë e ‘Deputeti që duam’/ Balla: Janë pranuar 58 persona. Sot Shqipëria buzëqesh sepse fillojmë vaksinimin. Ra

11 Janar 2021, 08:48 Nga DOSJA
Faza e dytë e ‘Deputeti që duam’/ Balla: Janë pranuar

TIRANË– Ditën e sotme nisi faza e dytë e përzgjedhjes së anëtarëve më të rinj të skuadrës me të cilën Partia Socialiste do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. Prezantimi i të rinjve u bë nga kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla për të vazhduar më pas me fjalën e kryeministrit Rama.

Balla tha se personat që kanë arritur në këtë fazë do të jenë pjesë e një akademie politike, për të marrë eksperiencë dhe shembuj nga përfaqësues të Parlamentit Evropian e ish komisionerë të BE. Gjithashtu ai bëri të ditur se në morinë e aplikimeve janë pranuar vetëm 58 të rinj e jo vetëm.

“Një pjesë do kenë nderin të jenë në ekipin fitues të PS në 25 prill por dhe pjesa tjetër janë një vlerë e shtuar që të gjithëve ju uroj mirëseardhjen në PS. Në këtë fazë të dytë, që do vijojë për disa ditë, në një akademi të mirëfilltë politike ku lektorë do jenë përfaqësues të Parlamentit Evropian, përfaqësues nga parlamente të vendeve anëtarë, politikanë me një eksperiencë shumë të gjatë në shumë vende të BE, trajnerë të spikatur në fushën e shkencave politike, folësit specialë të akademisë ka dhe ish komisionerë të BE, studiues të njohur që përmes eksperiencës do jenë vlerë e shtuar”, tha Balla.

Ndërkohë Rama në fjalën e tij u shpreh se politika kërkon punë dhe trajtim. Ndërsa për personat që nuk arritën dot deri në fazën e dytë tha se nuk janë më pak të talentuar se personat që u përzgjodhën.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike deputeti qe duam taulant balla deputeti qe duam taulant balla

Sondazh

Poll