Politike

Fotot/ Bodigardi i Ramës bëhet shef rendi, kush është Armando Muça, Boçi: Cubi bërtiste e godiste këdo

30 Prill 2019, 09:17 Nga DOSJA
Fotot/ Bodigardi i Ramës bëhet shef rendi, kush është

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë një tjetër akuzë në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Luçiano Boçi, ish-deputet i PD, ka publikuar në rrjetet sociale, disa foto të shefit të Rendit në Elbasan, i cili sipas tij është përplasur me protestuesit e PD, ditën e shtunë kur Rama ishte në Elbasan.

Efektivi në fjalë është Armand Muça, dhe në fotot e publikuara nga Boçi pretendohet se ka shërbyer për një kohë të gjatë edhe si truprojë e kryeministrit Edi Rama.

Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:

BADIGARDI I RAMËS QË U BĒ SHEF
Dhunuesi më aktiv në protestën për ardhjen e Ramës në Elbasan, ishte shefi i ri i rendit.
I armatosur dhe me sjellje prej cubi, ai bërtiste dhe godiste këdo.
Kjo gjë shkaktoi një valë reagimesh aty, por dhe më pas në rrjet.
Po cili është ky personazh?
Është ARMAND MUÇA.
Për një kohë të gjatë ka qenë badigard i vetë Edi Ramës.
Pozon me armatim të rëndë dhe shpërndan faqet e Ramës.
E ç’pritet nga ky tipi?
Ka ardhur në Elbasan me mision.
Për protestat, por dhe për zgjedhjet që janë tek dera.
Kjo është policia e “depolitizuar” që heq kapelet për votat.
Sejmenët i janë turrur qytetarëve dhe zgjedhjeve.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike luciano boci protesta e demokrateve ne elbasan rama ne elbasan luciano boci protesta e demokrateve ne elbasan rama ne elbasan

Sondazh

Poll