Aktualitet

Bora mbulon vendin/ Bllokohen qytetarët në aksin rrugor Bogë-Theth, banori: Kemi 15 ditë që bëjmë thirrje dhe asnjë reag

10 Janar 2021, 21:29 Nga DOSJA
Bora mbulon vendin/ Bllokohen qytetarët në aksin rrugor

SHKODËR– Disa qytetarë kanë mbetur të bllokuar në aksin rrugor Bogë- Theth.

Krahas një video që ka mbërritur në redaksinë e Dosja.al qytetari që ka mbetur i bllokuar shkruan se që prej 15 ditësh banorët e zonës së Thethit kanë bërë thirrje për zhbllokimin e rrugës por megjithatë nuk është bërë asnjë zgjidhje. Qytetari thotë se e vetmja alternativë që ju ka mbetur është që ta hapin rrugën me forcën e krahut, por shton se kjo gjë është e pamundur.

“Mirëmbrëma , ju lutemi e shpërndani dot këtë video. Ndodhemi të bllokuar në mes të dëborës në aksin Bogë- Theth dhe askush nuk vjen për ndihmë, as shtetit e as Bashkia. Kemi 15 ditë që i bëjmë kërkesë qeverisë por nuk ka asnjë reagim. E vetmja alternativë që na ka mbetur është të provojmë ta hapim im me forcat tona. Por është e pamundur. Jemi ne vitin 2021 dhe për 17 kilometra rrugë nuk sjellë njeri një borëpastruese . Mbesim 6 muaj të bllokuar. Edhe shteti krenohet me zonën e Thethit në vendet e huaja, por rrugën nuk e hap. “- shkruan banori.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 19:53

TIRANË– Pa e pritur askush, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID19. Ndryshe nga sa ishte njoftuar se vaksi...