Aktualitet

Dëmtohen shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë në Dibër, pa energji 4 njësi administrative

10 Janar 2021, 20:28 Nga DOSJA
Dëmtohen shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë

DIBËR– Njësitë Administrative Sllovë, Kala e Dodës, Selishtë dhe Njësia Lurë kanë mbetur pa energji elektrike që është prej pesë ditësh për shkak të motit të keq.

Burime bëjnë me dije se energjia është shpëutur për shkak se shtyllat e tensionit dhe përcjellësit elektrikë janë këputur për shkak të dëborës.

Degë pemësh kanë rënë edhe mbi përcjellësit elektrikë duke i këputur ato. Në disa zona ku janë ngarkuar më shumë, janë thyer shtylla tensioni dhe janë këputur telat si pasojë e peshës së akullit.

Ndërkohë, në rrethin e Bulqizës janë pa energji prej më shumë se 3 ditësh e gjithë zona e Gollobordës dhe Krastës.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Janar 2021, 19:53

TIRANË– Pa e pritur askush, kryeministri Edi Rama dha lajmin se nesër Shqipëria nis vaksinimin kundër COVID19. Ndryshe nga sa ishte njoftuar se vaksi...