“Policët e shkulnin vetë drogën në Skrapar”, hetimi i SPAK që lindi nga “lëvizjet” e shefave
SKRAPAR- Në territorin e Skraparit është kultivuar drogë dhe forca të policisë së këtij rrethi janë implikuar drejtpërdrejtë në këtë proces deri aty sa ka policë që kanë shkulur rrënjët e bimës dhe nuk kanë raportuar situatën. Madje ka patur bashkëpunim mes policëve që pasi janë njoftuar se do të niseshin për aksion, kanë paralajmëruar krerë të pushtetit lokal. Dhe, kur është mbërritur në vendngjarje, droga që ishte konstatuar nga ajri, ishte shkulur tashmë.
Ky është përshkrimi që SPAK jep në përmbledhjen e akuzave ndaj 23 të dyshuarve që u angazhuan për të mbjellë kanabis sativa në fshatra të Skraparit. Rasti më i rëndë është ai i përfshirjes së policit B.C., i cili dyshohet sipas SPAK se në një rast në zonën e Gjerbësit – pasi ka marrë informacion për drogën në tokat e shtetasve I.Sh. dhe R.Sh., – pasi ka shkuar me një polic tjetër ende të paidentifikuar, ka shkulur rreth 60 rrënjë, por më pas as që e ka raportuar këtë fakt. Ky veprim ka sjellë shmangien nga përgjegjësia të kultivuesve.
Dhjetëra parcela dyshohet se nuk janë raportuar nga policët e dyshuar me detyrë supërvizorë zone. Por pavarësisht intesitetit të hetimeve, SPAK nuk ka mundur të ngjitet më lart dhe të dalë me konkluzione edhe ndaj shefave të rëndësishëm të policisë, ndonëse pas një operacioni në muajt qershor-shtator në këto polici pati lëvizje dhe zëvendësime me drejtues të tjerë.
Hetimi i zgjatur nga muaji qershor e në vijim thuhet jo zyrtarisht se u bë për këtë shkak, për të konfirmuar dyshimet se grupi dhe policët kishin orientim nga shefa më të mëdhenj, diçka që nuk u arrit të provohet. Gjatë verës së kaluar Gazeta “Si” ka raportuar me këmbëngulje kthimin e hashashit dhe dyshimet se policë dhe shefa ishin përfshirë në mbjellje të hashashit, një fenomen që ishte veçanërisht shqetësues edhe në kohën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Fenomeni ishte kaq shqetësues, sa shumë shefa policie u lëvizën apo pezulluan në heshtje, ndërkohë që të tjerë u promovuan pavarësisht problematikave që ata kanë në dosjet dhe jetëshkrimin professional. Në një rast burimet pohojnë se trafikantët flasin me njëri tjetrin në afërsi të zonës Melovë, pranë një guroreje. Biseda zhvillohet pranë 58 gropave të hapura prej nga ku ishte asgjësuar bima. Ndërkohë njëri nga të dyshuarit pranon dhe rrëfen se si dy policë, (njëri prej të cilëve ka qenë polic qarkullimi) kur kishin hyrë në të mbjellat e tij, kishin shkulur drogën dhe e kishin bërë copë e çikë.
“Këta të dy, pa mbajtur procesverval, shkulën me duar drogën, e bënë copa-copa. I kisha mbjellë në Përrenjas të Skraparit dhe po kullosja bagëtinë në stallën e të ndjerit F.J.”, thotë i dyshuari I.Sh.
Përgjimet hedhin gjithashtu dritë për përfaqësues të njësisë administrative që komunikojnë me shefin e njësisë së Poliçanit, të cilët pasi kanë kontrolluar banesën e shtetasti A.L., e deklaruan të pastër. Por në të vërtetë, më pas, rezultoi se një objekt aty ishte kthyer në magazinë për tharje dhe grumbullim droge.
Droga që u kap – pohon SPAK – ishte 140 metra larg në vijë ajrore dhe ajo u kap në proces tharjeje. Nga hetimi rezultoi se shefi i policisë N.L. dhe K.Z., sipas burimeve të Gazetës “Si”, kishin dijeni dhe kanë shpërdoruar detyrën. Në një bisedë, një tjetër polic njoftohet nga salla operative për mbledhje me supërvizorin e zonës dhe ai thotë duke telefonuar një person tjetër: Merre Fuatin, merre urgjent, thuaji ta zhdukë atë për gjithë natën.
Marrë nga: GazetaSi
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
“Do zgjidhim “grykën e shishes”/ Çuçi zbret në terren: Prurjet e Vjosës ranë 2 metra, shi do ketë, por jo s
VLORË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka vizitua urën e Mifolit u shpreh se ditën e sotme ka një rënie të nivelit të ujit me ...
E rëndë në Sarandë, sherr mes disa të rinjve, plagoset një 20-vjeçar
SARANDË- Një 20-vjeçar ka ngelur i plagosur mesditën e të dielës në Sarandë pasi është plagosur me thikë pas një sherri banal mes disa të rinjve.I r...
30 të helmuar në Shupenzë të Bulqizës, dyshohet se konsumuan ujë të përzier me ujërat e zeza
BULQIZË- 30 banorë janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit në Shupenzë pasi kanë shfaqur shenja të helmimit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht...
Trafikantët u paguajnë kamionin drejt Anglisë: Si përdoren të rinjtë shqiptarë për mbjellje hashashi
Duket se shqiptarët janë kthyer në ekspertë të vërtetë të kultivimit të hashashit, jo vetëm në vendin e tyre por edhe jashtë kufinjve. Një lloj i ri emigracioni...
Situata e Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: 562 raste të reja dhe 8 viktima në 24 orët e
TIRANË- 8 të vdekur dhe : 562 raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në p...
Moti i keq në Shqipëri/ Ndotet Liqeni i Kukësit, nga prurjet lumit të Drinit të Bardhë
KUKËS– Liqeni i Kukësit është ndotur nga prurjet e lumit të Drinit të Bardhë. Siç shihet në foton e siguruar nga Dosja.al, uji është ndotur i tëri, ...
Rrezikon 20 vite burg/ Kush është Briland Thani, 23- vjeçari që do të ekstradohet drejt Italisë (FOTO)
SHKODËR– Ky që shihni në foto është Briland Thani, 23- vjeçari, i cili është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.Po kush ...
U vaksinua në Gjermani, doktor Rezeart Agolli flet për pikëpyetjet e injeksionit: Edhe pas kësaj duhet të vazhdojmë të ru
Rezeart Agolli është aktualisht i punësuar si mjek në specializim për Psikiatri Ligjore në Landin e Sachsen Anhalt. Ka vetëm pak ditë që ka bërë vaksinën anti-C...
U shkatërrua nga përmbytjet, FA nisin menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në Lezhë
TIRANE– Xhenierët e Komandës Mbështetëse nisën menjëherë punën për ndërtimin e urës së Kalivaçit në bashkinë e Lezhës. Ura u shemb nga prurjet e shumta t...