Bota

Paralajmërimi i kancelares Angela Merkel: Më e keqja pritet të vijë

10 Janar 2021, 19:22 Nga DOSJA
Paralajmërimi i kancelares Angela Merkel: Më e keqja pritet të

GJERMANI– Rekordi i trishtuar i 40,343 vdekjeve u arrit të Dielën kur qendra e kontrollit të sëmundjeve të vendit raportoi 465 vdekje të reja. Gjermania fillimisht arriti të mbante numrin e vdekjeve të ulët në krahasim me fqinjët e saj evropianë, por që nga Tetori si infektimet e reja ashtu edhe vdekjet po rriten në mënyrë të vazhdueshme sipas Euronews. Të Dielën Gjermania regjistroi 16,946 infektime të reja.

Vendi hyri në një bllokim të dytë të vështirë muajin e kaluar, i cili u zgjat kohët e fundit deri në fund të Janarit. Shkollat ​​dhe shumica e dyqaneve janë të mbyllura, spitalet në vend janë të tejmbushura dhe disa morgje nuk kanë hapësirë ​​të mjaftueshme për të ftohur  trupat që vijnë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka paralajmëruar se javët e ardhshme do të jenë më të vështirat në pandemi, duke i bërë thirrje gjermanve që të jenë më të kujdesshëm dhe të matur në respektimin e masave. Megjithatë, ajo gjithashtu tha se vaksinimi masiv, i cili filloi në fund të Dhjetorit, përfundimisht do të sjelli lehtësim.

“Këto javë të ardhshme të dimrit janë ndoshta faza më e vështirë e pandemisë, nivelet aktuale të infeksionit nuk pasqyrojnë ato që ndodhën gjatë pushimeve.”- tha Merkel.

“Disa qindra mijëra janë vaksinuar dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë çdo ditë. Shpejtësia do të rritet”, – shtoi ajo.

Gjermania dhe Bashkimi Evropian deri më tani kanë miratuar vaksinat nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna. Më shumë se 530,000 njerëz, kryesisht të moshuarit dhe personeli mjekësor, ishin vaksinuar deri të Shtunën.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angel merkel covid në gjermani angel merkel covid në gjermani

Sondazh

Poll