Bota

Sulm me armë zjarri në Chicago, 3 të vdekur dhe disa të plagosur, autori ekzekutohet nga policia

10 Janar 2021, 18:36 Nga DOSJA
Sulm me armë zjarri në Chicago, 3 të vdekur dhe disa të

SHBA– Të paktën tre njerëz u vranë nga një burrë që hapi zjarr afër Evanston të Chicagos, të Shtunën, tha policia. Disa të tjerë u plagosën nga personi i armatosur i cili u vra pas një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë, tha në një konferencë për shtyp Shefi i Departamentit të Policisë në Chicago David O’Neal Brown. Deri tani asnjë oficer nuk  është lënduar sipas NBC-së.

“Kemi identifikuar personin e armatosur si Jason Nightengale, 32 vjeç, krimineli i dhunshëm dhe inati i tij vrasës u ndaluan, për momentin nuk kemi asnjë informacion në lidhje me një motiv të mundshëm të vrasjeve.”– tha Brown.

Horrori filloi rreth orës 1:50 pasdite me kohën lokale të Shtunën pasdite, kur Nightengale qëlloi fatalisht një 30-vjeçar ndërsa ishte ulur brënda një makine në një parkim në lagjen Hyde Park të Chicagos.

Rreth 10 minuta më vonë, Brown tha se i dyshuari vrau një roje sigurie në një ndërtesë apartamentesh aty pranë, përpara se të qëllonte në kokë një grua 77-vjeçare e cila po merrte postën e saj. Brown tha se e moshuara ishte në gjendje kritike për jetën. Me armë në dorë ai vodhi një Toyota të kuqe nga një burrë, dhe më pas qëlloi një 20-vjeçar teksa ishte duke plaçkitur një minimarket. Jason Nightengale u vra më pas gjatë një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota sulm me arme ne shba sulm me arme ne shba

Sondazh

Poll