Bota

Kim Jong-un i tregon forcën Biden-it: Do luftojmë për të gjunjëzuar SHBA-në

10 Janar 2021, 18:49 Nga DOSJA
Kim Jong-un i tregon forcën Biden-it: Do luftojmë për të

Lideri koreano-verior, Kim Jong-un teksa i drejtohej Kongresit të 8-të të Partisë Punëtore në Korenë e Veriut ,deklaroi se aktiviteti i kombit të tij duhet të përqendrohet te “gjunjëzimi i armikut të vet të madh”, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 “Aktivitetet tona të jashtme politike duhet të përqendrohen tek armiku ynë kryesor dhe pengesa themelore për zhvillimin tonë revolucionar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,– citohet të ketë thënë ai, sipas NBC News.

Me herët sakaq ishte shprehur për zgjerimin e arsenalit bërthamor të vendit. Kim tha se planet për një nëndetëse bërthamore tashmë janë pothuajse të plota. Komentet e tij vijnë derisa presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden përgatitet të marrë detyrën. Analistët të ndryshëm mendojnë se deklaratat e udhëheqësit koreano-verior janë një përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme amerikane.

Tonet e tij u ulën ndjeshëm me presidentin në largim të SHBA-së, Donald Trump, pavarësisht se shumë pak përparim konkret u bënë negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kim jong-un i tregon forcen shba kim jong-un i tregon forcen shba

Sondazh

Poll