Bota

Indi, arrestohet një ushtar kinez pasi kaloi kufirin e dy vendeve në Himalaje

10 Janar 2021, 18:04 Nga DOSJA
Indi, arrestohet një ushtar kinez pasi kaloi kufirin e dy vendeve në

INDI- Një ushtar kinez u kap në anën indiane të Linjës së Kontrollit Aktual (LAC), në jug të liqenit Pangong Tso në rajonin Ladakh të Premten, nga ushtria indiane. Ushtari kinez u mor në paraburgim nga trupat indiane pasi kaloi mbi LAC, kufirin de facto midis dy vendeve . Arsyeja për kalimin e ushtarit në po hetohet sipan CNN.

Liqeni i vendosur strategjikisht, afërsisht 4,267 metra mbi nivelin e detit, ndodhet në një zonë që shtrihet nga territori indian i Ladakh deri në Tibetin e kontrolluar nga kinezët, në rajonin më të madh të Kashmirit ku India, Kina dhe Pakistani pretendojnë të gjithë territorin. Trupat nga të dy palët janë vendosur përgjatë LAC që nga Qershori ku u shënua konflikti më vdekjeprurës kufitar në 40 vitet e fundit. Të paktën 20 ushtarë indianë u vranë në atë incident, ndërsa Kina kurrë nuk ka pohuar  ndonjë viktimë nga ajo përplasje.

”India do paqe, por nëse provokohet do të japi pergjigjen e duhur, ne nuk kompromentojmë integrititetin dhe stabilitetin e vendit tonë.”– tha asokohe kryeministri i Indisë Narendra Modri.

Në Shtator, Kina dhe India ranë dakord të ndalonin dërgimin e më shumë trupave në kufirin e diskutueshëm të Himalajës, pas një përshkallëzimi të tensioneve midis dy fuqive bërthamore. Në një deklaratë të përbashkët, të dy palët ranë dakord për të forcuar komunikimin në terren për të shmangur keqkuptimet ose veprimet që mund të komplikojnë situatën. Ata gjithashtu ranë dakord të mos ndërmarrin ndonjë veprim të njëanshëm që do të ndryshonte situatën në terren, tha deklarata.

India dhe Kina ndajnë një kufi të gjatë prej  3,379 kilometra në Himalajet, por të dy palët pretendojnë territor në të dy anët e tij. Në vitin 1996, të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që thotë se asnjëra palë nuk do të hapë zjarr brenda 2 kilometrash nga LAC për të parandaluar aktivitetet e rrezikshme ushtarake.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota konflikti kine-indi konflikti kine-indi

Sondazh

Poll