Bota

Studimi, variant i ri i koronavirusit është më i përhapur pasi qëndron për shumë kohë në fyt

10 Janar 2021, 15:24 Nga DOSJA
Studimi, variant i ri i koronavirusit është më i përhapur

BRITANI- Një studim i Shëndetit Publik të Anglisë dhe Universitetit të Birminghamit zbuloi se tamponët e marrë nga hunda dhe fyti i pacientëve me variantin e ri Covid-19, të njohur si B117, kishin ngarkesa të larta virale krahasuar me mostrat e marra nga pacientët që vuanin nga lloji origjinal.

Nivele më të larta të Covid u zbuluan në materialin e mbledhur në shtupat nga pacientët me variantin B117, duke sugjeruar një rast më të rëndë të virusit dhe prova pse virusi transmetohet më lehtë.

Michael Kidd, i cili drejtoi studimin, i tha The Mirror se gjetjet mund të ndihmonin të shpjegonin se si varianti shumohet në secilin person që infekton, por tha se ishte e vështirë të përcaktohej pse virusi po përhapet me aq shpejtësi. Studimi, i cili ende do të rishikohet, thotë se është e qartë se ngarkesat më të larta virale të nxjerra nga mostrat e variantit të ri, të treguara me një shënjestër të pa-zbulueshme virale mund të përcaktoj infektivitetin e subjekteve, dhe kështu aftësinë të virusit për t’u transmetuar dhe më tutje.

”Mostrat e variantit të ri kishin parë rritje të ngarkesës relative virale prej 10 deri në 1000 herë krahasuar me mostrat e virusit origjinal. Megjithatë studimi pretendon se nuk është në gjendje të vendosë tërësisht arsyen e transmetimit të variantit të ri, për shkak të faktorëve të tjerë që mund të përhapin virusin më shpejt duke përfshirë dhe sjelljen njerëzore.”– tha ai.

Varianti i ri i virusit, i cili ka një proteinë ‘spike’ të mutuar nga jashtë që e bën atë më të mirë në pushtimin e trupit, u njoftua në Nëntor.

Shkencëtarët e Shkollës së Higjienës në Londër paralajmëruan në Dhjetor se varianti mund të kishte një shpejtësi transmetimi shumë më të lartë se paraardhësi i tij, saqë as masat e marra nuk do të ishin në gjendje ta ndalnin atë dhe se mund të dyfishonte numrin e vdekjeve deri në Qershor.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 10 Janar 2021, 10:08

Që prej fillimit të pandemisë, numri i të infektuarëve me COVID-19 në gjithë botën ka kapur shifrën 90,138,063 persona. Ndërsa, numri i pacientëve që ka ndërrua...