Bota

Kina fshin 300 studimet laboratorike të Wuhan, përfshirë ato të kryera nga virologia ‘Batwoman’

10 Janar 2021, 16:51 Nga DOSJA
Kina fshin 300 studimet laboratorike të Wuhan, përfshirë ato

KINË- Qindra faqe me informacion lidhur me studimet e kryera nga Instituti  i Virologjisë i Wuhan janë fshirë, përfshirë dhe studimet e kryera nga virologia me bazë në Wuhan Shi Zhengli, e njohur me nofkën “Batwoman”. 56-vjeçarja fitoi pseudonimin për hulumtimin e saj duke mbledhur mostra në shpellat e lakuriqëve të natës.

Më shumë se 300 studime të botuara nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës Natyrore të Kinës – duke përfshirë hetimet mbi sëmundjet që transferohen nga kafshët tek njerëzit – nuk janë më të disponueshme, sipas The Sun. Heqja masive e studimeve në internet ka rikonfirmuar frikën se Kina po përpiqet të pengojë hetimin mbi origjinën e koronavirusit.

Të dhënat kryesore për hetimin e koronavirusit, përfshirë rrezikun e infeksionit ndër-specie nga lakuriqët e natës me koronavirus, hetimet në patogjenët njerëzorë të kryer te lakuriqët e natës janë fshirë.

Iain Duncan Smith, ish-udhëheqës Konservator dhe anëtar i Aleancës Parlamentare Ndërkombëtare për Kinën tha: – “Kina qartë po përpiqet të fshehë provat, është jetike që të ketë një hetim të plotë mbi atë që ka ndodhur, por Kina duket se po bën gjithçka që mundet për të ndaluar që të ndodhë.”

Historitë në lidhje me ‘fshehjen’ kanë vazhduar të grumbullohen në vazhdën e hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë që u bllokuan për të hyrë në vend javën e kaluar. Kthesa e jashtëzakonshme e ngjarjeve shkaktoi zemërim ndërkombëtar ndërsa Kina u pllakos me akuza për mashtrim të numrit të rasteve dhe numrave të vdekjeve. Vetëm disa ditë para se OBSH të alarmohej për shpërthimin në Wuhan në Dhjetor 2019, Instituti i Virologjisë Wuhan filloi të ndryshonte bazën e të dhënave të patogjenëve viral.

Të dhënat sekrete, të zbuluara nga disa drejtues të shëndetit të vetë Kinës, duket se ekspozojnë një katalog të fshehjeve dhe gabimeve që fshehën shkallën e vërtetë të sëmundjes vrasëse që ka vrarë më shumë se 1.8 milion njerëz.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kina fshin te dhenat mbi virusin kina fshin te dhenat mbi virusin

Sondazh

Poll