Bota

Bilanci i COVID në Itali/ 361 viktima dhe 18,627 raste të reja në 24 orët e fundit

10 Janar 2021, 16:26 Nga DOSJA
Bilanci i COVID në Itali/ 361 viktima dhe 18,627 raste të reja në

ITALI– Italia është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ndryshe është quajtuar edhe si epiqendra e Covid-19 në Europë.

Në 24 orët e fundit në të gjithë territorin e Italisë kanë vdekur 361 persona dhe janë infektuar 18,627 të tjerë. Me bilancin e sotëm numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 78.755 njerëz, ndërsa numërohen në total 2.276.491 të infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Itali janë shëruar 1.617.804 persona dhe numri i personave që janë në gjendje të rëndë për jetën është 2.615 pacientë.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci covid itali bilanci covid itali

Sondazh

Poll