Aktualitet

10 Janar 2021, 16:28 Nga DOSJA

SHKODËR- Për shkak të motit të keq që ka përfshirë që prej tre ditësh vendin tonë në Shkodër mbi 1600 hektarë tokë janë nën ujë në Shkodër. Mësohet se njësia më e prekur është Ana e Malit, ku janë 900 ha të përmbytura. Në fshatin Obot rruga është e pakalueshme.

Sakaq, Bashkia Shkodër duke parë situatën që po përkeqësohet ka bërë lajmërimin e hershëm për banorët që rrezikohen nga përmbytja që të marrin masa për sigurimin e gjësë së gjallë, prodhimeve bujqësore, mjeteve dhe pajisjeve të ndryshme që mund të dëmtohen.

POSTIMI: 

Përsa i përket blegtorisë në Nj.A. e rrezikuara nga përmbytjet është evidentuar numri i gjësë së gjallë në këto njësi i cili është rreth:
Gjedh 9700 krerë, të imta 23100 krerë, Derra 5920 krerë, të ndara si më poshtë dhe vendevakuimet në rast emergjence:
Nj.A.Ana Malit –rreth Gjedh 850 krerë,të imta 900 krerë, derra 120 krere,
• Vend dislokimet e mundshme: ish-Reparti Ushtarak Oblikë kodër,Stallat e kompleksit Dibra,Stallat e ish-kooperativës Velinaj.
• Personi përgjegjës Berhan Zekaj, Kontakt: 0673163240
Nj.A. Rrethina-Qytet livade –Rreth Gjedh 1400 krerë,Të imta 3200 krerë, derra 500 krere.
• Vend dislokimet e mundshme :Tregu i bagëtive ,Kapanonet e Fermentim Duhanit.
• Personi përgjegjës Prelë Camaj, Kontakt: 0682427053
Nj.A. Dajç- Rreth gjedh 2450 krerë,të imta 3000 krerë,derra 1400 krere
• Vend dislokimet e mundshme :Stallat e ish- grumbullimit Bërdicë,Stallat e ish;zooteknikës Bërdicë,ish-reparti ushtarak Bërdicë.
• Personi përgjegjës Ernest Luka, Kontakt: 0692710980
Nj.A. Bërdicë- rreth gjedh 2000 krerë,të imta 3000 krerë,derra 800 krere.
• Vend dislokimet e mundshme: së bashku me Dajçin.
• Personi Përgjegjës Xhavit Pllumbi, Kontakt: 0676343130
Nj.A. Guri Zi-gjedh 1300 krerë,të imta 5000 krerë,derra 1400 krere,
• Vend dislokimet e mundshme:ish-reparti ushtarak Rrenc.
• Personi përgjegjës Enton Deda, Kontakt: 0693391377
Nj.A. Velipojë- rreth gjedh 1700 krerë,të imta 8000 krerë,derra 1700 krere.
• Vend dislokimi i mundshëm ish-stallat e kompleksit Reç i Ri, ish-stallat e kooperatives Sektor Velipojë.
• Personi Përgjegjës Fatmir Hasaj, Kontakt: 0673020148
Janë hartuar listat e fermereve të cilët mbarshtrojnë blegtori, për të gjitha fshatrat e Njësive Administrative të prekura nga përmbytjet e deritanishme, si dhe ato që rrezikojnë. Këto lista përmbajnë emër mbiemër, sasinë e gjësë së gjallë si dhe llojin e tyre.
Eshtë bërë përllogaritja e nevojave ushqimore për çdo situatë të agravuar sipas Njësive Administrative dhe fshatrave. Gjithashtu është llogaritur sasia e nevojshme e bazës ushqimore të blegtorisë për çdo fermer, duke parashikuar nevojat ditore të tyre.

Shqipëria ende vijon nën ujë. Situata shfaqet më shumë problematike në disa qarqe të vendit si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, etj. Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe disa qindra rrugë, banesë, biznese dhe institucione që janë në pushtetin e shiut. Probleme janë hasur edhe për lumin Shkumbin, i cili ka të dalë nga shtrati në Papër, ndërsa lumi Drin ka pësuar rënie me 50 cm të nivelit të ujit.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll