Aktualitet

“Do zgjidhim “grykën e shishes”/ Çuçi zbret në terren: Prurjet e Vjosës ranë 2 metra, shi do ketë, por jo s

10 Janar 2021, 16:21 Nga DOSJA
“Do zgjidhim “grykën e shishes”/ Çuçi zbret

VLORË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, i cili ka vizitua urën e  Mifolit u shpreh se ditën e sotme ka një rënie të nivelit të ujit me 2 metra në Vjosë. Ai tha se situata është e qëndrueshme duke shtuar se të gjitha institucionet janë në gatishmëri të plotë. Ai ka thënë ndër të tjera se mbetet problem projektimi i papërshtatshëm i urës së autostradës së re, por megjithatë ai ka thënë se do të gjejmë një zgjidhje që të mos krijohen përmbytje.

Ura e Mifolit, Vlorë – Prurjet e Vjosës kanë rënë me rreth 2 metra dhe situata është e qëndrueshme. Falë pastrimit të kanaleve kullues këto vite, një sërë investimesh kyçe në shtratin e Vjosës, ndërtimit të paneleve mbrojtës e të argjinaturave të reja, sot është testuar me sukses një përballje me prurjet e larta, të cilat deri dje shkaktonin dëme të jashtëzakonshme në banesa, në bagëti e në prodhime, po mbi të gjitha rrezikonin jetë njerëzish, duke penguar me ditë të tëra qarkullimin e imponuar mbylljen masivisht të shkollave.  Mbetet një problem projektimi i papërshtatshëm i urës së autostradës së re, do ia gjejmë një zgjidhje që të mos krijohet si  “grykë shisheje” si krijohet sot dhe përmbyt tokat. Do të kemi edhe disa ditë me reshje, por gatishmëria është e plotë dhe besoj se nuk do të kemi surpriza për situata që mund të na dalë jashtë kontrollit. Policia është në shërbim 24 orë i kam dhënë urdhër që edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë të jenë në gatishmëri” tha ai.

Shqipëria ende vijon nën ujë.  Situata shfaqet më shumë problematike në disa qarqe të vendit si në Lezhës, Shkodrës, Vlorë, Durrës, etj. Deri më tani raportohet për mijëra hektarë tokë të përmbytur, si dhe disa qindra rrugë, banesë, biznese dhe institucione që janë në pushtetin e shiut. Probleme janë hasur edhe për lumin Shkumbin, i cili ka të dalë nga shtrati në Papër, ndërsa lumi Drin ka pësuar rënie me 50 cm të nivelit të ujit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ura e mifolit ura e mifolit

Sondazh

Poll