Sport

Roma i ngrin buzëqeshjen Interit në fund

10 Janar 2021, 13:45 Nga DOSJA

ITALI – Nuk ka fitues mes Romës dhe Interit, një ndeshje e cila u mbyll në barazim 2-2. Si Roma, ashtu dhe Interi, ishin ndjekësit e kuqezinjve në kampionat dhe si rrjedhojë, fitues pas këtij takimi duket të jenë vetëm kuqezinjtë.

Verdhekuqtë e gjetën shumë shpejt golin e avantazhit, teksa Pelegrini lë të shtangur Handanoviçin në minutën e 17-të, me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone. Pas kësaj Interi u mundua të reagonte, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi ndryshe për zikaltrit, të cilët gjetën dy herë rrjetën brenda pak minutave, duke përmbysur rezultatin. Fillimisht ishte Milan Shkrinjar në minutën e 56-të që shënoi me kokë, ndërsa 7 minuta më vonë, Hakimi përmbysi gjithçka me një supergol.


Pas përmbysjes, zikaltrit u tërhoqën në mbrojtje dhe nga kjo përfitoi Roma, që tentoi disa herë për të gjetur golin e barazimit, i cili do të binte në 86-të. Mançini shënoi me kokë, pas një krosimi perfekt nga Vijar.

Në këtë takim, trajneri i Romës, Fonseka, nuk e aktivizoi për asnjë minut mbrojtësin e kombëtares sonë kuqezi, Marash Kumbullën, i cili e ndoqi sfidën nga pankina thjeshtë si shikues. Pas këtij barazimi, në javën e 17-të të Seria A, Interi mbetet në vendin e dytë, me 37 pikë, 3 më pak se Milani kryesues dhe 3 më shumë se Roma e vendit të tretë.


B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll