Aktualitet

Rrezikon 20 vite burg/ Kush është Briland Thani, 23- vjeçari që do të ekstradohet drejt Italisë (FOTO)

10 Janar 2021, 15:30 Nga DOSJA
Rrezikon 20 vite burg/ Kush është Briland Thani, 23- vjeçari

SHKODËR– Ky që shihni në foto është Briland Thani, 23- vjeçari, i cili është arrestuar në Shkodër me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Po kush është Briland Thani?

Briland Thani, nga Shkodra ka bërë 9-vjeçaren në shkollën ‘Pashko Vaso’ në Shkodër ndërsa gjimnazin në shkollën ‘Jordan Misja’ në Shkodër. Mesa duket ai nuk ka kryer arsim të lartë sakaq rezulton se nuk ka punuar në asnjë punë shteti.

Siç shihet në fotot që ka postuar në rrjetet sociale, Thani duket se ka pasur një jetë luksoze, pasi shihet se ka udhëtuar dhe jashtë Shqipërisë si dhe ka udhëtuar me makina të shtrejta.

Briland Thani, 23 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “vjedhje me dhunë” është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme. Dosja.al ka mësuar se Thani është arrestuar nga ekipi i forcave “Shqiponja” në qytetin e Shkodrës. Pas marrjes së informacioneve se 23-vjeçari ndodhet në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, forcat e posaçme “Shqiponja” zbarkuan në terren dhe prangosën të riun, i cili ka për të dhënë ‘llogari’ para Gjykatës së Vercelit. 23-vjeçari Thani, bazuar në legjislacionin penal italian, rrezikon deri në 20 vjet burg.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet briland thani briland thani

Sondazh

Poll