Sport

E rrallë, trajneri i Kukësit: “I kërkoj falje tifozëve”!

10 Janar 2021, 13:57 Nga DOSJA

TIRANE – Humbja e së shtunës e Kukësit në Laç me shifrat 3-2, i ka djegur shumë me sa duket. Situata te nënkampionët e vendit nuk është aspak e mirë, të paktën në aspektin psikologjik. Pas largimit të trajnerit Skënder Gega, tashmë drejtimin e kuksianëve e ka marrë zëvendësi Rraman Hallaçi. Një ditë pas humbjes, ai i sqaron tifozerisë kuksiane dhe të gjithë opinionit, situatën në ekip dhe në të njëjtën kohë i kërkon falje.

“Deshiroj te ndaj nje mesazh te shkurtur me tifozat kuksjan. E di qe keto nuk jane rrezultatet per te cilat kemi punuar te gjithe se bashku ndaj jam i zhgenjyer po aq sa jeni dhe ju, si kuksjan, ish-kapiten dhe aktualisht trajner i Kukesit. dhimbjen po e ndjejm njesoj si ju,per kete ju garantoj.Skuadren e kam mare dy here ne gjendje te renduar psikologjikisht ,ky eshte fakt.

Heren e pare ja dola dhe nuk do te dorezohem as heren e dyte.Bashke me stafin teknik, me drejtuesit, me lojtaret dhe mbi te gjitha me ju tifozat Kuksian, te bashkuar me shume se kurre, ne kte moment te veshtire do ta kalojme dhe kte moment krize qe mund ti ndodhe cdo skuadre. E kisha per detyre dhe e ndjeja ne shpirt e zemer kete mesazh ta ndaja me ju tifozat e Kukesit. Edhe nje here tjeter, ndjes per rrezultatet negative,”– shkruan në mesazhin e tij trajneri i verilindorëve, Rrahman Hallçi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll