Darkë me mish të mbuluar në ar! Qeveria: Ministrat dhe Samir Mane ishin në Dubai për punë, darkën e pagoi investitori ara
10 Janar 2021, 08:48Nga DOSJA
TIRANË– Ditën e djeshme, videoja e ministrave shqiptarë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë që darkonin në një prej restoranteve më luksozë në botë. Vetëm disa orë më pas ka ardhur edhe një reagim zyrtar nga ana e qeverisë, ku sqarohet se është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai. Ndaj ku ka qenë edhe rasti, ku edhe është xhiruar videoja, duke sqaruar se edhe kush ka paguar. Megjithatë për më shumë detaje, parashikohet që të hënën të mbahet një ‘konferencë’ sqaruese për publikun.
“Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse,”-shkruhet ndër të tjera.
REAGIMI ZYRTAR:
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministri për Rindërtimin dhe delegacioni i grupeve të punës, zhvilluan një vizitë dy ditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, me ftesë të grupit të mirënjohur Emaar, i cili në emër të Princit të Kurorës dhe në vijim të marrvëshjes së nënshkruar mes dy qeverive, ka vendosur Shqipërinë në hartën e investimeve të veta. Është në praktikën e grupit Emaar që përpara hyrjes në një vend ku kryen investime, të ftojë përfaqësues të qeverisë, pushtetit vendor e medias, si edhe biznesit po ashtu në bazë të përzgjedhjes së vet, për t’u njohur nga afër me investimet e kryera nga ky grup në qendrën e tij në Dubai. Pjesë e këtij spedicioni jo te zakonshëm nga Shqipëria ishin përveç personave të nxjerre në videon “fajtore” edhe Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Nën/Kryetari i Bashkisë Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave si edhe gazetarë nga Televizioni Publik Shqiptar dhe Televizionet Kombëtare Klan dhe Top Channel. Grupi Emaar, i cili do të zbatojë projektin e Rindërtimit në Durrës, ku do të ndërtojë 2000 apartamente në zonën e Spitalles dhe që ka paraqitur një projekt për rivitalizimin e Portit të Durrësit dhe ndërtimin aty të marinës më të madhe në Adriatik, ka shprehur interes të qartë edhe për disa investime të tjera. Ditën e hënë të dy përfaqësuesit e qeverisë, do të informojnë publikun për vizitën, por në kushtet kur videoja “fajtore” kërkon një shpjegim imediat, bëjmë me dije se të gjitha shpenzimet e qëndrimit në Dubai janë mbuluar nga pala mikpritëse.
Pamjet u publikuan dje kudo në rrjetet sociale, pasi u hodhën në faqen zyrtare të restorantit ‘Salt Bae’, ku dukeshin ministrat Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbion Mazniku, dhe këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga. Bashkë me ta ishte dhe biznesmeni shqiptar, Samir Mane.
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Soicaliste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvillua sot një takim në Njësinë nr.11, Laprakë ku është takuar me disa ba...
DUBAI– Një delegacion prej 18 personash nga qeveria shqiptare dhe Bashkia Tiranë kanë udhëtuar drejt Dubait për takime zyrtare.Dosja.al ka siguruar një video ku...
ELBASAN– Gazmend Bardhi është prezantuar zyrtarisht si drejtues politik në Elbasan. Vetë Bardho ka deklaruar se pas 25 prillit të vitit të ardhshëm, Elba...
TIRANË– Edi Paloka i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë gazmorin si zakonisht por që tu përgjigjet e tu vijë në ndihmë banorëve që...
GREQI– Ditën e djeshme qeveria greke dërgoi në parlament projektligjin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Protothema shkruajti se projektligji është plan...
TIRANË– Largim tjetër nga LSI! Këtë herë është ish-drejtori i portit të Durrësit dhe ish-drejtori i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani i cili ka vendosu...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon.Në një postim në rrjetin social ̵...
Tenderi për menaxhimin e terminalit të kontenierëve në Portin e Durrësit mbështjell një histori përplasjesh mes ortakësh, ku qeveria shqiptare u përfshi në mëny...
FIER– Spitali Rajonal i Fierit do të ndërtohet pranë Bypassit të Fierit. Kryeministri Edi Rama është shprehur se spitali i ri duhet të ishte krah autostradës, n...