Rruga në Borsh, ish-deputetja Nada Meçorapaj: S’janë pasojat e ndonjë tërmeti, por të korrupsionit
10 Janar 2021, 11:09Nga DOSJA
BORSH-Ish-deputetja e Partisë Demokaratike, Nada Meçorapaj ditën e sotme ka vizituar segmentin e rrugës në Borsh, i shembur pas reshjeve të para në zonë. Meçorapaj, ka vënë në dukje se çarja e rrugës ka ardhur si pasojë e keq menaxhimit nga firma e ndërtimit Salillari.
“Rruga e çarë në dysh nuk është pasojë e ndonjë tërmeti, por e korrupsionit të kësaj qeverie. Janë rreth 14 milionë euro që Edi Rama i jep kompanisë Salillari për të mirëmbajtur aksin e Jugut, por në vendngjarje është vetëm 1 punëtor dhe asnjë përpjekje për rregullim”- tha ish deputetja.
Gjithashtu, Nada Meçorapaj solli në vëmendje premtimet e kryeministrit Rama për rrugë me standarde, por duke iu referuar rrugës së çarë në dysh në Borsh, ajo theksoi se Edi Rama nuk mban asnjë premtim, pasi mendon vetëm për vete dhe oligarkët.
“Pak reshje shiu dhe vjedhja e qytetarëve del në sipërfaqe, duke nxjerrë gjendjen e rëndë të keqqeverisjes, abuzimit, vjedhjes, korrupsionit. Asgjë e mirë nuk mund të ndodhë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Kemi edhe 105 ditë për të bërë ndryshimin!”– u shpreh ish deputetja Meçorapaj.
SHQIPËRI-Situata e përmbytjeve në lumin Vjosa ka ardhur duke u normalizuar, pasi ka hyrë në shtrat. Ndërkohë, që situata ngelet problematike në akisin Rrab...
TIRANË– Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë pasqyrimin e situatës së rrugëve në vend në një kohë kur vendi është pushtuar nga reshjet e shiut dhe dëborës. M...
ELBASAN– Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura e të kalueshme në qarkun e Elbasanit, ku situata nuk shfaqet problematike. Megjithatë ka pa...
LIBRAZHD-Reshjet masive të shiut kanë përfshirë pothuajse gjithë vendin duke sjell dhe problem. Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, janë shfaqur probleme dhe n...
SIRI-Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga kampi famëkeq i Al-Holit në Siri është një sfidë për autoritet në Shqipëri, por koha po kalon. Sipas shkrimit të BBC,...
TIRANË-Mjeku Genc Sulçebe, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kreu të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili ka dalë kundër Akademisë së Shke...
KUKËS-Qarku Kukës është përfshirë gjatë natës nga reshje bore dhe në orët e para të mëngjesit nga reshje shiu me intensitet të ulët.Sipas informacionit të ...
PUKË-Territori i bashkisë Pukë vijon të jetë me prani të reshjeve intensive të shiut, që gjatë natës u pasuan dhe nga reshje akulli.Akset rrugore nacionale...