Aktualitet

Shkrimi i BBC për situatën kampin xhihadist në Siri: Shqipëria në garë për të shpëtuar fëmijët

10 Janar 2021, 09:59 Nga DOSJA
Shkrimi i BBC për situatën kampin xhihadist në Siri:

SIRI-Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë nga kampi famëkeq i Al-Holit në Siri është një sfidë për autoritet në Shqipëri, por koha po kalon. Sipas shkrimit të BBC, autoritetet kurde që e menaxhojnë kampin, kanë thënë se situata po iu del jashtë kontrollit, duke marrë parasysh kushtet e jetesës dhe pandeminë e Covid-19.

“BBC”-ja, ka raportuar ditën e sotme se 30 fëmijë shqiptarë dhe 10 gra ndodhen ende në strehën e përkohshme të ngritur për të strehuar, mes të tjerësh, mijëra familje ish-luftëtarësh xhihadistë apo terroristësh të ISIS-it.  Mes shqiptarëve është edhe Eva Dumani, 16-vjeçarja që ishte vetëm 9 vjeçe kur u mor me detyrim nga i ati, Shkëlzeni, dhe tani nuk dëshiron të kthehet më në Shqipëri.

Vëllai i saj, Endri, zgjodhi të kthehet tetorin e kaluar. Atë e shoqëruan një grua dhe tre fëmijë të tjerë, pasi ndërhyrjes së qeverisë shqiptare.

“Mendojmë se e kemi detyrim moral t’i riatdhesojmë të paktën fëmijët, sepse ata nuk janë terroristë, por viktima të prindërve të tyre të papërgjegjshëm. Mund të kthehen në monstra të vërtetë nëse i lëmë atje në kamp, të shpërfillur,” citon “BBC”-ja ish-ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj. Gjithashtu, media citon një frazë të ish-ministrit i cili e quan atë një ferr mbi Tokë.

Nga 60 mijë banorë që mësohet se numëron kampi i refugjatëve i Al-Holit, mbi 24 mijë janë sirianë, pjesa më e madhe irakianë dhe popullsi të tjera nga e gjithë bota.

(k.a./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret ne kampin e siris shqiptaret ne kampin e siris

Sondazh

Poll