Aktualitet

Sherri mes të rinjve në Tiranë/ 27-vjeçari mbledh ‘çunat’ dhe bën për spital një person. Ndërhyn Policia

10 Janar 2021, 10:11 Nga DOSJA
Sherri mes të rinjve në Tiranë/ 27-vjeçari mbledh

TIRANË– Një 27-vjeçar në Tiranë është arrestuar pasi bashkë me persona të tjerë ka goditur me sende të forta një tjetër person. Lidhur me këtë ngjarje u procedua në gjendje të lirë V.Gj dhe S.M., dhe po punohet për kapjen e dy të shpallurve në kërkim A.B dhe E.F.

Ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, grupi prej pesë personash, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.L., 27 vjeç, si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit V.Gj dhe S.M., dhe punohet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim A.B dhe E.F., pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ndre Mjeda”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin S.Ll., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: V.V., 36 vjeç, H.B., 63 vjeç, E.I., 39 vjeç dhe E.S., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatese në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rruga ndre mjeda sherri ne tirane tirane rruga ndre mjeda sherri ne tirane tirane

Sondazh

Poll