Aktualitet

Situata e përmbytjeve/ Vjosa hyn në shtrat! Lezha mbetet problematike, bie një pjesë e rrugës në aksi Rrabosht-Kallamt

10 Janar 2021, 11:00 Nga DOSJA
Situata e përmbytjeve/ Vjosa hyn në shtrat! Lezha mbetet problematike,

SHQIPËRI-Situata e përmbytjeve në lumin Vjosa ka ardhur duke u normalizuar, pasi ka hyrë në shtrat. Ndërkohë, që situata ngelet problematike në akisin Rrabosht- Kallmet, të Lezhës, ku si pasojë e reshjeve intensive ka pasur rënie të rrugës në një pjesë të saj.

Sipas informacioneve të fundit, situata në Shkodër dhe Lezhë vijon të jetë problematike. Reshjet në të gjithë vendin vazhdojnë edhe ditën e sotme me të njëjtin intensitet. Gjithashtu në qarkun e Korçës, gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të dobët deri mesatar, deri 25 mm shi si dhe erë  të cilat kanë shkaktuar në disa zona ndërprerje të energjisë elektrike, si në fidrat nr 3 dhe 4 në qytetin e Ersekës, në fidrin e Cangonjit, si dhe në linjën e Vithkuqit, zona e Lekasit.

Aktualisht reshjet po vijojnë edhe në Bulqizë, për pasojë rruga që lidh dy lagjet e qytetit vijon e bllokuar duke pësuar edhe ulje të tokës.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, rrëshqitje dherash në Kurbin e Korçë

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lezhe moti i keq ne shqiperi lezhe moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll