Aktualitet

Situatë jo problematike në Elbasan/ Rënie gurësh e inertesh në Pishkash e aksin Gramsh-Moglicë

10 Janar 2021, 10:26 Nga DOSJA
Situatë jo problematike në Elbasan/ Rënie gurësh e inertesh

ELBASAN– Akset rrugore nacionale dhe rurale janë të gjitha të hapura e të kalueshme në qarkun e Elbasanit, ku situata nuk shfaqet problematike. Megjithatë ka pasur edhe incidente të vogla, në aksin Elbasan-Librazhd dhe Gramsh-Moglicë ka pasur rënie gurësh e inertesh për shkak të reshjeve të shumta. Ndërsa në Njësinë Administrative Orenjë të Bashkisë Librazhd po punohet nga ana e OSHEE për riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike.

NJOFTIMI I PLOTË:

Sipas informacioneve te marra sot ne oren 8.30 ne qarkun Elbasan situata eshte si me poshte: Akset rrugore nacionale dhe rurale jane te gjitha te hapura, te kalueshme. Per shkak te shirave kanpasur renie guresh inertesh ne aksin Elb-Lib, dhe Gramsh-Moglice. Renie aluvionesh ne Cerrik-Gramsh, dhe renie dherash ne Pishkash te Librazhd-Q.Thane. Ne Nj.A Orenje Bashkia Librazhd po punohet nga ana e OSHE per riparimin e defekteve ne furnizimin me energji elektrike. Lumenjte Shkumbin e Devoll kane prurje por jo problematike. Edhe perroi Zaranikes ne bashkine Elbasan ka pasur rritje te prurjeve por pa dhene probleme.

LAJMI KRYESOR: Dita e 5 ‘nën ujë’! Fryhet Shkumbini, rrezikon të dalë nga shtrati! Në Kurbin, dhjetra familje evakuuohen në Lezhë, rrëshqitje dherash në Kurbin e Korçë

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksi elbasan-librazhd elbasani moti i keq ne shqiperi aksi elbasan-librazhd elbasani moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll