Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Austri, kapet në Morinë 25-vjeçari nga Shkupi

10 Janar 2021, 09:58 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në

KUKËS– Një 25-vjeçar nga Shkupi, me iniciale R.M., është prangosur në doganën e Morinës pasi rezultoi në sistem se kërkohej nga Austria. Në vitin 2018, Gjykata e Vjenës ka lëshuar urdhër-arresti për këtë të riun, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhje me armë”. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Kukës

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup. Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria. Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Vjedhje me armë”.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kukes policia e kukesit kukes policia e kukesit

Sondazh

Poll