Sport

VIDEO/ Leipzig nuk di të marrë kreun, lejon Borussian e Dortmundit të kthehet në luftë për titullin

9 Janar 2021, 19:49 Nga DOSJA
VIDEO/ Leipzig nuk di të marrë kreun, lejon Borussian e Dortmundit

GJERMANI– Në javën e 15-të të Bundesligës gjermane, Leipzig humbet mundësinë të marr kreun, pas disfatës së Bayern Munich. Borussia Dortmund e mposht me shifrat 3-1 dhe rikthehet pretendent në garën për titull. Një pjesë e parë që përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën, verdhezinjtë do të gjenin avantazhin me anë të Sanchos në minutën e 55-të.

Më pas ishte radha e sulmuesit kryesor të Dortmundit, Erling Haaland, që i shërbyer nga Sancho, shënoi golin e dytë në minutën e 71-të dhe të tretin për verdhezinjtë e të dytin personal në të 84-ën, duke vulosur fatin e takimit.Golin e nderit për Leipzig e shënoi Sorloth në minutën e 90’, megjithatë skuadra e Naggelsman mbetet në vendin e dytë të renditjes.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport borussia dortmund leipzig borussia dortmund leipzig

Sondazh

Poll