Sport

VIDEO/ Atalanta mund Beneventon edhe pa Gjimshitin, pas 7 ndeshjesh rradhazi si titullar, mbrojtësi në stol për 90 minuta

9 Janar 2021, 16:09 Nga DOSJA
VIDEO/ Atalanta mund Beneventon edhe pa Gjimshitin, pas 7 ndeshjesh rradhazi si

ITALI– Atalanta merr fitoren e tretë rradhazi në kampionat  dhe tani e sheh veten në vendin e katërt me 1 ndeshje më pak. Për javën e 17-të të Serie A skuadra bergamaske fitoi ndaj Beneventos me shifrat 4-1. Sfida nisi mirë për Atalantën pasi Ilicic kaloi në avantazh skuadrën që në minutën të 30-të.

Në fraksionin e dytë vendasit barazojnë me Sau, por Atalanta nuk dorëzohet dhe gjen sërish avantazhin me Toloi e pas një minute është Zapata që trefishon rezultatin. Siparin e golave e mbyll Muriel në të 86-të me Atalantën që del me 3 pikë nga ky takim.

Me këtë fitore, zikaltërit ngjiten në vendin e 4-të me 31 pikë, ndërsa Benevento në vendin e 10-të me 21 pikë.  Duhet thënë se Berat Gjimshiti, mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare nuk luajti as një minutë, kjo nuk kishte ndodhur që nga ndeshja e 21 nëntorit ndaj Spezias me 27-vjeçarin i cili ishte i dëmtuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gjimshiti atalanta gjimshiti

Sondazh

Poll