Sport

Zyrtare: Hebaj “divorcohet” me Teutën, fluturon drejt Norvegjisë

9 Janar 2021, 17:42 Nga DOSJA

DURRES – Sulmuesi Rubin Hebaj nuk është më pjesë e skuadrës së Teutës. Pasi ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, 22-vjeçari shkodran, pas një viti në radhët e “djemve të detit”, i ka dhënë fund edhe zyrtarisht aventurës së tij durrsake.

“Rubin Hebaj nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve.

KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt fitimit të dy trofeve dhe kalimin e një raundi në Europe dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij”,- shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit durrsak.

Sulmuesi Rubin Hebaj, nga janari i shkuar deri tani, ka shënuar 6 gola për skuadrën e Teutës, duke arritur të jetë titullar në skuadrën e Martinit. Përflitet se transferim i i tij drejt futbollit norvegjez është një mundësi.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport i jep fund aventures durrsake rubin hebaj sulmuesi shkodran teuta i jep fund aventures durrsake rubin hebaj sulmuesi shkodran teuta

Sondazh

Poll