Sport

LaLiga, një “tris” i En Nesyrit i siguron fitoren Seviljes: mundet 3-2 Sociedad!

9 Janar 2021, 16:59 Nga DOSJA

SPANJE – Një fitore mjaft e rëndësishme e arritur nga Sevilja që mundi Real Sociedad 3-2, pas një ndeshjeje plot gola, për javën e 16-të për të në LaLiga. Në fakt, në fund të pjesës së parë, rezultati ishte 2-2 pas dy golave të 23-vjeçarit En Nesyri (4′, 7′) për vendësit dhe autogolit të Diego Karlos (5′) dhe golit të Isak (14′) për Sociedadin.

Në pjesën e dytë, fatin e takimit e përcaktoi sërish sulmuesi maroken En Nesyri (46′), i cili realizoi goli e tretë personal, duke i siguruar fitoren 3-2 Seviljes. Kësisoj, marokeni i marrë vitin e shkuar nga Leganes, bëri që ekipi i Lopetegit të ngjitet në kuotën e 30 pikëve dhe të arrijë Real Sociedad në renditje.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport laliga real sociedad sevilja laliga real sociedad sevilja

Sondazh

Poll