Sport

Dhunohet arbitri Kreshnik Bajramaj në Laç, Naim Halilaj i zë pritë pas ndeshjes dhe e qëllon me grusht në bark? Drejtori:

9 Janar 2021, 17:20 Nga DOSJA
Dhunohet arbitri Kreshnik Bajramaj në Laç, Naim Halilaj i zë

LAÇ- Arbitri Kreshnik Bajramaj është dhunuar pas mbarimit të ndeshjes Laçi-Kukësi që ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të vendasve. Dosja.al mëson se shkruan se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme.

Sapo ndeshja ka mbaruar, një prej zyrtarëve të klubit vendës të Laçit i ka zënë pritë gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës dhe e ka dhunuar atë.

Bëhet fjalë për Naim Halilin, drejtorin sportiv të Laçit, i cili mësohet se e ka qëlluar me grusht në bark Bajramajn.

Por, pavarësisht akuzave, Halili, në një prononcim për Dosja.al ka mohuar të gjithë ngjarjesn. Ai deklaroi se në atë moment kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë tek dhomat e zhveshjes. Ende nuk ka një reagim nga FSHF apo vetë Shoqata e Arbitrave pas kësaj ngjarjeje. Ajo që ende nuk dihet është shkaku i dhunës së ushtruar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dhunohet arbitri kreshnik bajramaj naim halilaj dhunohet arbitri kreshnik bajramaj naim halilaj

Sondazh

Poll