Aktualitet

Kukësi nën pushtetin e borës dhe rënieve të gurëve, pamje nga rrugët e zbardhura në aksin Kalimash-Dukagjin, Valbona mbe

9 Janar 2021, 16:01 Nga DOSJA
Kukësi nën pushtetin e borës dhe rënieve të

SHQIPËRI– Qyteti i Kukësit është nën pushtetin e petkut të bardhë që ka shkaktuar blloime në disa akse rrugore. Si të mos mjaftonin reshjet e dëborës, Dosja.al ka mësuar se rrugët nacionale vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve e bllokimeve të tombinave.

Sipas informacioneve të marra nga strukturat përgjegjëse të Mbrojtjes Civile të Qarkut Kukës rrugët në inventar të bashkive kanë qenë nën trysninë e rënieve të gurëve e inerteve deri dhe dëmtime ne segmente të veçanta kryesisht në ato të pa asfaltuara.

Sipas informacionit të marra nga OSHEE aktualisht pa energji elektrike është vetëm zona e Valbonës, ku po punohet nga ana e grupeve të avarive për eleminimin e defekteve te konstatuara. Dosja.al ju sjell edhe pamjet nga aksi rrugor nga Tuneli i Kalimashit deri në Fush-Dukagjin që shihet se ka prezencë bore.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2021, 15:58

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Klevioli, i njohur në rrjetet sociale si ‘Cllevio’, shoku i reperit Arkimed Lushaj që u vu në pranga dy ditë më pa...