Aktualitet

9 Janar 2021, 15:58 Nga DOSJA

TIRANË– Personi që shikoni në foto është Klevioli, i njohur në rrjetet sociale si ‘Cllevio’, shoku i reperit Arkimed Lushaj që u vu në pranga dy ditë më parë. Klevioli është një person që ka disa llogari në Instagram ku poston foto dhe video nga jeta e tij e përditshme dhe nga aktivitetet e shumta.

Ajo që bie në sy është se edhe Klevioli, njësoj si miku i tij Stresi ka publikuar disa këngë rep. ‘Cllevio’, në fotot e publikuara shihet që ekspozon një jetë të llojit ‘gang’ ku nuk mungojnë pozat në makinat e fundit, tatuazhe, pushimet e shumta dhe trupi me muskuj.

Në një nga postimet, Klevioli ka publikuar edhe momentin kur puth një buzë një qen, duke treguar kështu afeksionin me kafshët. Ai vihet re që ka pasur edhe shoqëri me Jetnis Dollapin, një tjetër mik i Stresit, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në një aksident me motor.

Klevioli u arrestua dy ditë më parë. Dosja.al publikoi dhe pamjet e momentit të arrestimit, ku shihej se si efektivët e policisë rrethuan mjetin ku ndodhej i riu. Arsyet e këtij arrestimi nuk dihen, por një ditë më parë, nga qelia ku ndodhej Klevioli i bëri thirrje Stresit teksa dëgjohej të thoshte: po bëj burgun tënd!

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klevioli arrestohet shoku i stresit arrestohet klevioli arrestohet shoku i stresit

Sondazh

Poll