Aktualitet

Ish-doganieri dënohet me 6 vite burg për drogë, gjykata e Sarandës dënon me 8 vite burg dhe 41-vjeçarin të kapur për mar

9 Janar 2021, 14:59 Nga DOSJA
Ish-doganieri dënohet me 6 vite burg për drogë, gjykata e

SARANDË– Dy trafikantët e drogës që u kapën në Qafë-Botë më 21 shkurt dhe 12 janar të vitit të kaluar janë njohur sot me masat e sigurisë nga Gjykata e Sarandës.

Të dy dënimet janë dhënë nga gjyqtari Fatmir Ndreu. Arten Ibrahimi, 37-vjeç, ish punonjës në doganën “Tre Urat” në Përmet u dënua me 8 vjet burg për “trafik narkotikësh në tentativë” .

Në bashkim të dënimeve dhe kërkesës për gjykim të shkurtuar, ish doganieri u dënua me 6 vjet burgim. Arten Ibrahimi u kap në 21 shkurt 2020 në doganën e Qafë – Botës në tentativë për të trafikuar në Greqi rreth 35 kg marijuanë, ndërkohë që nga kontrolli në mjet iu gjet dhe një pistoletë TT.

Ndërsa për Arsen Hoxhaj, 41-vjeç, nga Cakrani i Fierit, person me precedentë të mëparshëm penalë, u dënua me 12 vjet burg për “trafik narkotikësh në tentativë” dhe pas kërkesës për gjykim të shkurtuar u dënua me 8 vjet burg. Hoxhaj është kapur në 17 janar 2020 në doganën e Qafë – Botës. Në mjetin e tij policia gjeti dhe sekuestroi 63.7 kg marijuanë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arsen hoxhaj arten ibrahimi arsen hoxhaj arten ibrahimi

Sondazh

Poll