Aktualitet

Përmbyten banesat në fshatin Gjormë të Kurbinit, shkatërrohet ura në Mirditë dhe izolon 600 banorë

9 Janar 2021, 14:52 Nga DOSJA
Përmbyten banesat në fshatin Gjormë të Kurbinit,

SHQIPËRI– Dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në fshatin Gjormë të Kurbinit. Dosja.al ka mësuar se bashkë me tokat bujqësore, në këtë fshat janë përmbytur edhe disa banesa, duke lënë edhe familje në qiell të hapur.

Konkretisht në familjen Reçi, uji ka dëmtuar pajisje shtëpiake, pasi ujërat e kanaleve kulluese kanë përfunduar në banesë.

Ndërsa ura që lidh fshatin Sang me Mirditën është shkatërruar totalisht duke lënë të izoluar 600 banorë. Ata kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet por ende nuk është marrë asnjë masë.

Sot është dita e katërt që Shqipëria ndodhet nën pushtetin e ujit që ka sjellë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë, Vlorë e Bulqizë. Si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet izolohen 600 banore ne mirdite moti i keq ne shqiperi permbytje ne gjorme izolohen 600 banore ne mirdite moti i keq ne shqiperi permbytje ne gjorme

Sondazh

Poll