Aktualitet

Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dherash në Bërsnik të Gramshit, bllokohet qarkullimi

9 Janar 2021, 09:55 Nga DOSJA
Moti i keq në vend/ Rrëshqitje dherash në Bërsnik të

GRAMSH– Rreshjet e dendura të shiut kanë bërë që në aksin rrugor Gramsh-Korçë, në vendin e quajtur “Përroi i thellë” në afërsi të fshatit Bersnik ka rrëshqitje të dheut dhe gurëve.

Dherat në rrugë kanë sjellë bllokimin e aksit, ndërsa kanë mbetur të bllokuara disa mjete.

Rrëshqitja vazhdon ende ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur edhe punonjës të policisë për të bllokuar kalimin edhe të këmbësorëve .

Rreshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë sjeljë probleme kryesisht në Shkodër, Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Shiu ka sjellë përmbytje në shumë zona të Bulqizës, ndërsa si pasojë e motit të keq kanë ndodhur shembje masive të rrugëve në Lezhë. Ndërkohë që në Fushë-Krujë është rritur niveli i ujit në fshatin Murqinë, ndërsa mësohet se rreth 20 banesa janë të rrethuara nga uji. Në Korçë situata është drejt normalizmit, ndërsa në lumin e Devollit ka filluar të ulet niveli i prurjeve të ujit. Prej ditësh moti ka qenë i paqëndrueshëm duke sjellë përmbytje, rrëshkitje dherash, dalje të lumenjve nga shtrati dhe izolimin total të disa fshatrave.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga ne gramsh moti i keq ne shqiperi bllokohet rruga ne gramsh moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll